Kosova fillon për herë të parë vaksinimin e vajzave kundër virusit të papilomës

Nxënëset e moshës 11-vjeçare të shkollës “Qamil Batalli” në Prishtinë u bënë të martën modeli i një fushate vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës që Kosova e kryen për herë të parë.

Nisjen e vaksinimit kundër virusit papiloma njerëzor (HPV) e bëri të ditur nënkryetarja e kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu.

Fillimi i vaksinimit në moshën 11-vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen. Ky lajm pozitiv për vaksinimin është i rëndësishëm për të gjitha vajzat, duke ofruar mbrojtje të duhur për t’i parandaluar këto sëmundje,” deklaroi nënkryetarja Lushaku.

Vaksinimi kundër HPV do të bëhet në të gjitha shkollat e Kryeqytetit Prishtina.

Kanceri i qafës së mitrës është i shërueshëm nëse zbulohet herët, por ai edhe vret qindra mijëra gra çdo vit në botë.

Sipas të dhënave të vitit 2021 nga Klinika e Onkologjisë në Kosovë, përvit trajtohen deri në 120 gra me sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.