Kosova fiton duelin e parë me Islandën

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore 2-1 në ndeshjen e parë play off të luajtur në “Fadil Vokrri” përballë Islandës me objektivin për tu ngjitur në Ligën B të Ligës Së Kombeve.
Një një stadium të mbushur, “Dardanët” u treguan më kërkues në minutat e para dhe arritën të zhbllokojnë sfidën me një gol të qendërmbrojtësit Dellova në minutën e 19-të.
Megjithatë, avantazhi zgjati shumë pak pasi islandezët vendosën barazpeshën në minutën e 22-të me anë të Oskarsson.
Në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 58-të, Rexhbecaj shënoi golin e fitores 2-1. Kështu “Dardanët” fitojnë duelin e parë me islandezët, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 23 mars.