Kosova, fitore bindëse me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të marrë një fitore 3-0 në “Fadil Vokrri” përballë Qipros, në ndeshjen e katërt në Grupin 2 të Ligës C. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, me kapitenin Rrahmani që kaloi një kundërshtar dhe më pas mposhti portierin e qipriotëve me një gjuajtje të saktë.

Ermal Krasniqi dyfishoi shifrat në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 52-të, ndërsa Sahiti mbylli të gjitha llogaritë për një fitore 3-0 në minutën e 71-të.

Me këtë fitore Kosova ngjitet në kuotën e 9 pikëve, në vendin e dytë në grup, ndërsa në vendin e parë ndodhet Rumania me 12 pikë. “Dardanët” do të rikthehen në fushë në nëntor me dy ndeshjet e fundit: kundër Rumanisë në Bukuresht më 15 nëntor dhe kundër Lituanisë në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.