Kosova gati për Lituaninë, supersticiozi Foda synon tri pikët: Duam të kryesojmë grupin!

Trajneri i kombëtares së Kosovës në konferencën për shtyp nuk u mundua që të fshihej dhe tregoi se objektivi i skuadrës së tij ishte kreu i Crupit. “Nëse duam të kryesojmë grupin medoemos duhet të fitojmë ndeshjen ndaj Lituanisë. Para ndeshjes me Qipron nuk jemi stërvitur në fushën e stadiumit dhe kjo po na ndodh përsëri. Shpresojmë të na sjelli fat kjo gjë ashtu siç fituam ndaj qipriotëve”, pohoi Foda.

I pyetur mbi Lituaninë komisari teknik i Kosovës tha: “Lituania është një ekip i mirë me topin në administrim. Ne jemi të përgatitur, duhet të jemi kompakt në mbrojtje dhe të jemi të fokusuar mbi të gjitha për të marrë 3 pikët”.

Mes të tjerash ai pranoi se nuk kishte më dilemë sa i përket formacionit. “E kam në mendje se kush do të luajë nesër, por nuk mund ta them këtu. Kemi patur disa seanca ku i kam qartësuar idetë e mia. Kemi dhe një seancë të fundit nesër dhe rëndësi ka kompaktësia e ekipit”, tha Foda.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.