Kosova ka hapur sot zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë, marrëveshje e arritur mes dy vendeve që në 2020. Hapja e korridoreve ajrore me Shqipërinë do të shkurtojë kohën e udhëtimit, kostot si dhe po të ketë përfitime mjedisore e infrastrukturore. Deri më tani fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës janë realizuar vetëm përmes korridorit ajror që e lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Gjatë ceremonisë së hapjes në Aeroportin e Prishtinës, ishte edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili tha se hapja e korridoreve të reja ajrore për fluturimet komerciale ul koston për udhëtarët.
“Duke shkurtuar trajektoren e udhëtimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulet prej 8 deri në 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dyoksidit të karbonit. Përtej përfitimeve mjedisore dhe infrastrukturore, koha e shkurtuar e fluturimeve sjell edhe përfitime për mërgatën tonë, rriten mundësitë për çmime më të përballueshme të biletave dhe për destinacione të reja për dhe nga aeroporti i Prishtinës”, tha Kurti.
Hapja e rrugëve të reja ajrore për Kosovën u arrit pas një pune ekipore 15-mujore me autoritetet e Kosovës, Shqipërisë, por edhe me ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
"Shkodra Elektronike" fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht…
Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…
Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…
Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…
This website uses cookies.