Kosova mbledh Këshillin e Sigurisë, masa shtesë për sigurinë

Këshilli i Sigurisë ka aprovuar masa shtesë për të forcuar sigurinë rreth objekteve dhe shërbimeve kritike si ura, trafostacione, antena, liqene, kanale etj., pas sulmit në Zubin Potok ku për shkatërrimin e kanalit të Ibër-Lepencit janë përdorur rreth 15 kilogramë eksploziv.

“Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të aktivizohen në terren për këtë qëllim. Po ashtu është intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar për të parandaluar sulme të ngjashme në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, të mbajtur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në mbledhjen që u thirr pas sulmit të tretë në 72 orët e fundit, bëhet e ditur se u theksua edhe njëherë se indikacionet e para sugjerojnë se shpërthimi në kanalin e ujit që furnizon KEK-un me ujë është orkestruar nga shteti serb.

Sipas Kosovapress

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.