Categories: LajmeRajoni

Kosova ndaloi dinarin serb, Vuçiq takon vendet e QUINT-it dhe BE-së

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) është takuar këtë të enjte (1 shkurt) me përfaqësues të QUINT-it, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Beograd.

Takimi vjen pas hyrjes në fuqi të rregullores së BQK-së për ndalimin e dinarit serb në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga qeveria serbe, nuk do ketë asnjë informacion mbi diskutimet që do të zhvillohen mes Vuçiq me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe BE-së.

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kristofer (Christopher) Hill  ka mbështetur qëndrimin e vendeve të QUINT-it për shtyrjen e vendimit të Bankës Qendrore në Prishtinë për përdorimin e dinarit serb në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e formimit të Unionit të Komunat Serbe (USO), si dhe rëndësinë e nismës Ballkani i Hapur.

Nuk do t’ju habisë që unë mbështes deklaratën e ambasadave të vendeve të QUINT-it. Dialogu është një platformë ku zgjidhen problemet. Dialogu është shumë i rëndësishëm dhe mendoj se të gjithë në këtë rajon shikojnë drejt dialogut dhe dëshirojnë që ai të ketë sukses”, ka thënë Hill.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

8 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

8 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

9 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

9 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

9 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

9 hours ago