Categories: LajmeRajoni

Kosova në KiE, Gjylameti: Vendoset në vend një e drejtë legjitime

Zëvendës-presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti ka reaguar për propozimin që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas Gjylametit, raporti që u miratua me 31 vota pro, është gjithëpërfshirës dhe e bën këtë dokument një moment historik që vendosë themelet për një Kosovë të vërtetë të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani.

Kosova është dashur të jetë anëtare e Këshillit të Evropës menjëherë pas pavarësisë së saj si e drejtë legjitime siç ka qenë e të 46 anëtarëve të kësaj Organizate”, theksoi Gjylameti.

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE, u shpreh se ky anëtarësim nuk ka të bëjë me pranimin ose jo të njëri-tjetrit, por pranimin e përpjekjeve të secilit për të kontribuar në mbrojtjen dhe promovimin e parimeve të shtetit ligjor, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Është një gjest që të gjithë anëtarët e ulur rreth tryezës pranojnë misionin për të cilin është krijuar kjo Organizatë.  Është një platformë që nuk është marrë kurrë me vendosjen e kufijve midis shteteve, por me vendosjen e kufijve midis asaj që i bën shoqëritë tona të përparojnë dhe asaj që i bën ato të izolohen nga kjo agorë vlerash. Dhe nuk ka dyshim se Kosova është pjesë e këtyre vlerave. Nuk mendoj se dy milionë kosovarë janë qytetarë të dorës së dytë dhe asgjë nuk mund të errësojë të drejtën e tyre për të pasur qasje të ngjashme në vlera të tilla si të gjithë ne”, nënvizoi Gjylameti në fjalën e saj.

Ky raport do t’i kalojë më pas për shqyrtim Asamblenë Parlamentare të KiE në muajin prill.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…

2 hours ago

Boniek: Vetëm Interi mund të konkurojë me Napolin për titull

Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…

2 hours ago

Interi, mision i përfunduar me Asllanin në fushë: Lautaro shkatërron Monakon

Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…

2 hours ago

Hamilton aksidentohet me Ferrari në testimet e Barcelonës

Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…

2 hours ago

Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…

2 hours ago

Britania i dhuron pajisje me vlerë 30 000 paund Policisë Kufitare për luftën kundër krimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…

2 hours ago

This website uses cookies.