Kosova nënshkruan marrëveshjen për investime 400 milionë euro me BERZH

Ekonomia kosovare pritet të përthithë 400 milionë euro investime në disa sektorë falë një marrëveshjeje të re më Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH).

Memorandumi i bashkëpunimit u firmos në Londër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes së BERZH-it, Odilë Reno Baso (o. Odile Renaud Basso).

Infrastruktura, tranzicioni drejt ekonomisë së gjelbër, integrimi rajonal dhe sektori privat janë disa nga sektorët që do të shohin përmirësime deri në vitin 2027.

Partneriteti me BERZH-in është më i fortë se kurrë…. më shumë se 340 milionë euro në kredi dhe grante sovrane gjatë tërë 11 viteve që Kosova është bërë shtet anëtar,” njoftoi z. Kurti në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, znj Reno Baso u shpreh se “ne kemi objektiva ambicioz në shumë fusha që mund të përmbushen përmes një partneriteti të fortë dhe të suksesshëm me qeverinë. Kjo marrëveshje nënvizon synimin tonë për të përmbushur objektivat tona kryesore strategjike në Kosovë.

Deri më sot, BERZH ka investuar pothuajse 680 milionë euro në Kosovë përmes mbi 100 projekteve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.