Kosova nis sot censusin e popullsisë, Lista Serbe: Serbët në veri s’do marrin pjesë në këtë proces poshtërues

Kosova nis sot (5 prill) regjistrimin e popullsisë në vend. Censusi do të zhvillohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

Regjistrimi i popullsisë do të shërbejë për politikat sociale që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria, që nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e vendimmarrjet e tjera të rëndësishme.

Lidhur me censusin e popullsisë ka reaguar edhe Lista Serbe, e cila shprehet se komuniteti serb në veri nuk do të marrë pjesë në këtë proces. Duke e cilësuar procesin të turpshëm, lista Serbe shprehet se “proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga”.

“Të nderuar qytetarë…dëshirojmë t’i dërgojmë një mesazh të qartë Albin Kurtit dhe ata që e mbështesin atë se populli serb nuk do të marrë pjesë në regjistrimin e ardhshëm në organizatën e tij, me të cilën ai dëshiron të konfirmojë suksesin e tij të turpshëm në dëbimin e serbëve. Proceset e organizuara nga Kurti do të ishte poshtërimi më i madh për popullin tonë, në kohën kur i njëjti ua mohoi serbëve të drejtën për pensione dhe paga, pengoi funksionimin normal të shëndetësisë dhe përfitimeve sociale, hoqi të drejtën e votës, arrestoi dhe persekutoi Serbët, e pushtoi komunat me forcë, militarizuan veriun e Kosovës. Krahas kësaj, Kurti dëshiron të sulmojë edhe Serbinë me këtë regjistrim me disa kërkesa për dëmshpërblime të luftës, gjë që e pengon edhe më shumë çdo serb të jetë pjesë e këtij procesi” shkruan Lista Serbe në Facebook.

Në këtë census të gjithë qytetarët janë të detyruar me ligj që të japin të dhënat e tyre të sakta në pyetësorin që do ju paraqitet dhe në rast refuzimi do të aplikohen penalitete që variojnë nga 30 deri në 2000 euro për person.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011, ku rezultuan mbi 1.7 milionë banorë në Kosovë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.