Categories: LajmeRajoni

Kosova pa viza, qytetarët në Prizren: Lajm i shumëpritur

Prej 1 janarit edhe qytetarët e Kosovës lëvizin të lirë në 27 vende të zonës Shengen. Një ekip xhirimi nga RTSH Kukësi ishte në Prizren dhe bisedoi me qytetarë atje.

Ata thonë se është prej ngjarjeve më të rëndësishme, e të shumëpritura. Tashmë janë të lirë të vizitojnë kur të duan fëmijët apo familjarë të tjerë, që prej vitesh punojnë në këto shtete.

Është lajm shumë i mirëpritur nga ne, kjo është mundësi e mirë për të vizituar Europën, për të takuar familjarë sepse kemi shumë familjarë që jetojnë jashtë”, tha një qytetar.

Dalje nga izolimi për njerëz që kanë qenë disa herë edhe të burgosur, kemi pritur shumë, por është bërë pak”, u shpreh një tjetër.

Emigrantët e ardhur për festat e fundvitit shprehen që me liberalizimin e vizave do të mund të udhëtojnë bashkë me prindërit e tyre.

Momentalisht jetoj dhe punoj në Slloveni, ndërsa të shtunë do të iki bashkë me prindërit”, theksoi një qytetar.

Një mundësi e mirë për të dalë dhe për të parë”, tha një qytetar.

Tashmë, qytetarët e Kosovës të cilët kanë një pasaportë biometrike mund të qëndrojnë për 3 muaj në një nga 27 shtete anëtare të zonës Shengen.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

6 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

6 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

6 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

8 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

8 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

9 hours ago

This website uses cookies.