Categories: LajmeRajoni

Kosova përkujton 25-vjetorin e masakrës së djemve dhe burrave nga forcat serbe në Krelanit të Gjakovë

Kosova përkujton sot 25 vjetorin e masakrës së Kralanit të Gjakovës, kur më 2 prill të vitit 1999 forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur shtëpitë e tyre për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.

Ndërsa të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, ishin urdhëruar që të udhëtonin drejt Shqipërisë.

Dy ditë më vonë, më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave u rrethuan me tanke dhe u lanë pa ujë dhe pa ushqim.

Një numër i madh është lënë i lirë ndërsa janë mbajtur 86 prej tyre, ndër të cilët edhe 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) në vitin 2013 bëri kallëzim penal ndaj disa eprorëve të Ushtrisë jugosllave për krime lufte në Kralan.

Me këtë rast, u njoftua se trupat e 18 djemve dhe burrave të ndaluar, janë gjetur në një varrezë masive pranë liqenit të Peruçës, në Bajina Bashta të Serbisë.

FDH, në bazë të deklaratave të dhjetëra dëshmitarëve, ka identifikuar gjashtë eprorë të ushtrisë dhe policisë serbe, të cilët kanë qenë në pozitat më të larta të njësive që dyshohen se kanë kryer krimet.

Lidhur me krimet serbe në Kralan, në dhjetor 2014 një letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës i ka dërguar kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi. Në emër të familjarëve të 86 viktimave të masakrës, Bytyqi kërkoi që të hetohet vrasja e 86 civilëve shqiptarë nga policia serbe më 4 prill 1999 në Kralan.

Bytyqi në letrën e vet përkujton se edhe sot e kësaj dite askush nga fajtorët për masakrën nuk është dërguar para drejtësisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

19 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

19 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

20 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

21 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

21 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

21 hours ago

This website uses cookies.