Categories: KulturëLajme

Kosova triumfon në të kënduarin koral në Suedi, basbaritoni Behramaj: Një fitore ndaj paragjykimeve

Basbaritoni Shaban Behramaj ka rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare”, fitoret në arenën ndërkombëtare të korit “Siparantum”, ku së fundmi Kosova ka triumfuar me medaljen e artë në “Grand Prix of Nations”, në Suedi.

Behramaj theksoi se fitorja e Kosovës ishte edhe një triumf ndaj paragjykimeve që kanë ndaj vendeve të vogla.

Ai theksoi se Kosova është përballur me shtete të tjera që kanë qindra vite eksperiencë në të kënduarit koral.  

Ne flasim për muzikën korale e cila është një muzikë e veçantë dhe do një edukim të veçantë, ku Kosova dhe Shqipëria në këtë rast nuk është se kanë traditë të të kënduarit koral.

Kështu që edhe ballafaqimi me shtetet evropiane të cilat kanë qindra vite eksperiencë të të kënduarit koral, edhe për ne është një sfidë më vete sepse të këndosh në kor nuk është diçka shumë e thjeshtë.

Por të renditesh në këto nivele të garave evropiane dhe botërore që ne marrim pjesë sigurisht që tregon punën dhe dashurinë e madhe që ka kori për muzikën. Të gjithë anëtarët e korit parentum dhe dirigjenti Memli Kelmendi punojnë vullnetarisht.

Asnjëri prej nesh nuk paguhet. Por e bëjmë për dashurinë që kemi për muzikën dhe të përfaqësimit të vendit në arenën ndërkombëtare”, theksoi Behramaj në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1.

Basbaritoni Behramaj vuri në dukje gjithashtu se në të kënduarin koral përfshihet edhe muzika shqiptare, veçanërisht isfopolifonia, e cila sipas tij ngjall interes tek juria ndërkombëtare.

Festivale të tilla të mëdha kanë një numër të madh pjesëmarrësish dhe një numër të madh muzikantësh.

Krerët e muzikës korale nëpër botë, komenti i të cilëve për ne do të thotë shumë si vend i ri dhe shtet me një përvojë të vogël korale.

Por që muzika zë një vend të veçantë, mundohemi të fusim në repertor edhe veprat e jugut të Shqipërisë, siç është iso-polifonia që janë të jashtëzakonshme dhe që që ngjallin një interes të madh”, u shpreh ai.

Pjesë nga intervista në emisionin “Jetë Shqiptare” me basbaritonin Shaban Behramaj

Na trego për rëndësinë e çmimit? A ka kjo një rëndësi të veçantë?

Shaban Behramaj: Çdo garë është e veçantë në llojin e vet. Juritë vlerësojnë edhe detajin më të vogël të Korit. Çdo garë ka kërkesat e veta, sa i përket përgatitjes dhe provave të shumta, një numër shumë të madh nëse i mbledhim orët e punës. Përveç këndimit koral, ka edhe elementët koreografikë që e pasurojnë shumë performacën por edhe vështirësojnë atë sepse duhet të lëvizësh dhe të këndosh në të njëjtën kohë. Por që ne që shquhemi për energjinë që kemi në skenë. Gara në Suedi ishte më e veçantë sepse në këtë garë përfaqësohet direkt shteti i Kosovës. Dhe flamuri i Kosovës ka qenë në mesin e flamujve të tjerë evropianë. I barabartë dhe i pa paragjykuar dhe në fund edhe i shpërblyer.

Si ishte të këndoje shqip në Suedi?

Shaban Behramaj: Ne mundohemi gjithmonë që të përfshijmë në repertorin tonë vepra shqiptare në mënyrë që të prezantohet muzika dhe kultura kanë para popujve evropianë. Këto vepra janë shumë atraktive edhe për shkak të përmbajtjes së tyre duke lënë një përshtypje të madhe, edhe tek juritë , dhe publiku që janë pjesëmarrës. Festivale të tilla të mëdha kanë një numër të madh pjesëmarrësish dhe një numër të madh muzikantësh. Krerët e muzikës korale nëpër botë, komenti i të cilëve për ne do të thotë shumë si vend i ri dhe shtet me një përvojë të vogël korale. Por që muzika zë një vend të veçantë, mundohemi të fusim në repertor edhe veprat e jugut të Shqipërisë, siç është iso-polifonia që janë të jashtëzakonshme dhe që që ngjallin një interes të madh.   

Si mundeni të mbani një frymë të unifikuar brenda grupit tuaj?

Shaban Behramaj: Në gara të nivelit botëror, kori ka filluar tash e dy vite. Prej fillimit ka pasur sukses. Numri i anëtarëve të korit ka qenë 45-50. Duke qenë kor vullnetar edhe numri i anëtarëve të korit ndryshon edhe numri. Por ky është numri i konstant.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

16 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

16 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

17 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

17 hours ago

This website uses cookies.