Kosovë, IKSHPK: Uji nga Badoci të mos përdoret për pije dhe gatim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit që të mos e përdorin atë për pije dhe përgatitje të ushqimit, njofton Radio Evoropa e Lirë.
Ky institut tha se bazuar në rezultatet laboratorike, në ujë janë gjetur vlera të shtuara të manganit, një element kimik që është metal i ngurtë.
Nëse ky element kimik gjendet në ujë, mund të shkaktojë erë dhe shije të keqe dhe po ashtu shkakton telashe në sistemin e kanalizimit.
IKSHPK ka listuar të gjitha zonat që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në Badoc.
IKSHPK tha po ashtu se ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.
Sipas Radios Evoropa e Lirë.