Kosovë, Osmani thërret më 15 prill seancën konstituive të Legjislaturës së re të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Pasditen e 27 marsit, KQZ-ja certifikoi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 mandate në legjislaturën e re, 24 do t’i ketë PDK-ja, 20 LDK-ja, 10 vende janë për partitë jo serbe, 9 vende i ka Lista Serbe, 8 mandate do t’i kenë AAK-Nisma, ndërsa 1 ulëse e ka Nenad Rashiq.