Kosovë/ Përplasen dy automjete, humb jetën ushtari i KFOR
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën ushtarit të KFOR-it në Kosovë. Ngjarja e komunikuar nga misioni i KFOR, ka ndodhur një ditë më parë (24 tetor) në aksin rrugor që lidh Pejën me Prishtinën.
Ushtari italian i punësuar në bazën e KFOR-it në Novosellë, ndodhej në automjetin ushtarak VM90në momentin që makina është përplasur me një tjetër automjet.
Ushtari i KFOR u transportua në spital, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë. Në automjet ndodhej dhe një tjetër ushtar i KFOR, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter në Spitalin Amerikan në Prishtinë. Ndërsa rreth orës 16:50 ka vdekur ushtari”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë, duke shpreëhur ngushëllimet për familjen e ushtarit.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e ushtarit që ndërroi jetë në këto rrethana tragjike. I urojmë dhe shpresojmë tjetrit një shërim të shpejtë ushtar i plagosur”, u shpreh ai.