Kosovë, Presidentja Osmani: 2024 një vit që fillon mbarë

Presidentja Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar një vit të mbarë për 2024 në ditën e parë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook e para e vendit e ka quajtur 2024 si një vit që fillon mbarë.
“Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, ka thënë a para e vendit Vjosa Osmani.
Sipas saj, si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane.
“Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave”, ka thënë Osmani.