Categories: LajmeRajoni

Kosovë, prezantohet koncepti i Lojërave Mesdhetare 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në partneritet me Komitetin Olimpik të Kosovës, prezantuan konceptin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë në 2030.

Për të njohur qytetarët dhe në veçanti komunitetin sportiv për këtë ngjarje e cila do t’i shërbejë zhvillimit të sportit kosovar, mblodhën sportistë, përfaqësues të federatave, ambasadave, komunave dhe ministrive për të prezantuar hollësisht konceptin me të cilin është fituar e drejta e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

Koncepti aktualisht ka 2 shtete dhe 11 komuna, duke përfshirë Durrësin. 

Janë 24 objekte sportive, prej të cilave 10 do të rinovohen, 4 do të ndërtohen, 5 të tjera janë në ndërtim e sipër, ndërkohë që do të bëhen 5 investime të përkohshme që do t’i shërbejnë sporteve të ndryshme.

Investimet në infrastrukturë janë të shtrira në tërë Kosovën: 25% e tyre në Prishtinë, 9% në Podujevë, Gjakovë dhe Pejë, 6% në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë si dhe 3% në Skënderaj, Drenas, Ferizaj dhe Durrës.

Koncepti fillestar do të nisë me hartimin e Ligjit të veçantë për Lojërat Mesdhetare, themelimin e Këshillit Organizativ të Lojërave Mesdhe si dhe hartimin e Master Planit.

“Sporti është prioritet i kësaj qeverie, e cila ka zotuar 253 milionë euro për këtë organizim”, shkruhet në faqen online të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

12 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

12 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

12 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

12 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

14 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

14 hours ago

This website uses cookies.