46543c02e38c49c9a2dad69512823dd9
Pasi dy njësi speciale të policisë së Kosovës protestuan para ndërtesës së Qeverisë duke kërkuar rritje të shtesave për rrezikshmërinë në punë, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia e Kosovës gëzon “mbështetje dhe fokus të veçantë”. “Si Ministri e Punëve të Brendshme, nga 9 agjenci ekzekutive, Policia e Kosovës ka pasur mbështetje dhe fokus të veçantë me qëllim të mobilizimit në luftimin e krimit, kontrabandës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Nga vetë Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë”, tha ai.
Ministri shtoi se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan të mërkurën “janë mbi 2.200 euro”, por nuk dha ndonjë hollësi shtesë. Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës njoftoi për shtesat për rrezikshmërinë në punë, të ndarë në shtatë kategori. Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.