Kosovë–Serbi pa marrëveshje, Borrel: Pengesa është Asociacioni, kishte parakushte

28d0bb2d22d64bdfbcbb52a02f3b599b

28d0bb2d22d64bdfbcbb52a02f3b599b

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Xhosep Borrel (o. Josep Borrell) është i shqetësuar se procesi i normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është në ngërç.

Z. Borrel u shpreh të enjten pas takimeve të ndara që zhvilluan krerët evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Palët nuk ishin të gatshme të pajtohen për marrëveshjen bazë.

Ka një pengesë të madhe që është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Dhe në mënyrë që të ndihmojnë të dy palët të arrijnë një marrëveshje, ne të gjithë së bashku, paraqitëm një propozim të ri serioz dhe të ekuilibruar evropian për krijimin e Asociacioni Komunash dhe këmbëngulëm që palët të marrin këtë rast, që do të ishte një hap i madh përpara në procesin e normalizimit dhe për të shmangur spiralet e reja të dhunës.

Por për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtoheshin për këtë pa parakushte, të cilat ishin të papranueshme nga pala tjetër. Në fund, ne kërkojmë që palët të përfshihen sinqerisht në procesin e normalizimit. Kjo mund të bëhet vetëm në kuadrin e Dialogut, sepse është mënyra e vetme që ata të përparojnë në rrugën e tyre evropiane,” tha shefi i diplomacisë evropiane.

BE-ja do të vazhdojë të këmbëngulë për të arritur një marrëveshje mes palëve, shtoi z. Borrel.

Qeveria e Kosovës akuzoi në mbrëmje Serbinë se refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen dhe draftin për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, i bëri thirrje BE-së ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit të 24 shtatorit në Banjskë dhe se “çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm”.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia ishte e gatshme të pranojë propozimin që u dha në tryezë, por nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe të njohë Kosovën e pavarur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.