Categories: LajmeRajoni

Kosovë/ Turqia merr udhëheqjen e misionit KFOR me rreth 4.500 ushtarë

Udhëheqja e trupës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë do i besohet nga sot Turqisë dhe gjeneralmajorit të saj, Ozkan Ullutash.

Ullutashi është i pari turk dhe i 28-ti komandant që zë vendin kryesor të misionit të krijuar më 1999, kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ndërhyri për të ndalur spastrimin nga Jugosllavia.

Selinë e KFOR-it në Prishtinë e ka drejtuar deri tani kolegu i tij italian, gjeneralmajori Anxhelo Mikele Ristuça (o. Angelo Michele Ristuccia).

KFOR-i numëron rreth 4.500 ushtarë, nga të cilët rreth 600 trupa nga Turqia.

Gjeneralmajori Ullutash ka shërbyer për disa vite si komandant i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s në Turqi dhe ka njohuri për mjedisin e sigurisë në Azi dhe Paqësor.

Nga ana tjetër, në konfliktin e herëpashershëm Kosovë–Serbi, vendi i tij, Turqia ka ruajtur marrëdhëniet me të dyja palët, duke zhvilluar lidhjet tregtare me Serbinë dhe duke furnizuar me drone luftarake Kosovën.

Shqipëria dhe SHBA mbështesin KFOR-in

Vrasja e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe trazirat e 24 Shtatorit në veri të vendit ishte një nga temat e diskutimit mes ambasadorit shqiptar në NATO, Ilir Gjoni, dhe homologes amerikane, Xhulianë Smith (o. Julianne).

Ambasadorja Smith vlerësoi kontributin e Shqipërisë brenda aleancës ushtarake.

Kontributet e çmuara të Shqipërisë si aleate e NATO-s e mbajnë të fortë Aleancën, të përgatitur dhe të vendosur. Prita ambasadorin e ri të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni. Me Shqipërinë tonë Aleate do të vazhdojmë të mbështesim KFOR-in dhe apelojmë që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si bazë për siguri afatgjatë në Kosovë dhe për stabilitet në rajon,” njoftoi ambasadorja Smith në rrjetin social “X”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

5 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

6 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

6 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

6 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

6 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

6 hours ago

This website uses cookies.