Kosovës i avancohet statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Vuçiq: S’ka mbetur asgjë pa u dënuar Serbia
Pak pas lajmit se Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendosi të ngrejë statusin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble, reagoi dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic).
Ky i fundit në fjalën e tij në tubimin shtetëror-përkujtimor me rastin e përkujtimit të ditës së përkujtimit të të vrarëve nga bombardimet e NATO-s, deklaroi se nuk ka mbetur më asgjë pa shpërblyer Prishtinën, e pa dënuar Serbinë.
“Faleminderit, derisa ta dimë se nuk do të hyjmë kurrë në NATO, se do të ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Dhe kur t’i pranoni në Këshillin e Evropës, ne do të kemi një përgjigje për këtë. Aq shumë për gënjeshtrat tuaja, për sanksione kundër Prishtinës dhe çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë me të cilën nuk i keni shpërblyer, asgjë me të cilën nuk e keni dënuar Serbinë”, tha Vuçiq.
Një ditë më parë u shënua 25-vjetori i nisjes së sulmeve të NATO-s ndaj forcave të milicisë serbe. NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin që po kryhej kundër popullit të Kosovës.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.