Votimi i emigrantëve pa qenë prezent ne Shqipëri po përballet me disa sfida të cilat janë sa teknike po aq dhe financiare.
Për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit, hapi i parë për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, është regjistrimi në platformën elektronike që po ndërtohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha për mediat se “ajo çfarë dimë pak a shumë me siguri është kosto e platformës elektronike të regjistrimit të votuesve që shkon rreth 3 milion euro përafërsisht”.
Por kostoja e zgjedhjeve shtohet pasi votimi nga jashtë do realizohet me postë. Shpenzimet do të ndahen mes Komisionit Qendror te Zgjedhjeve i cili dërgon fletën e votimit dhe emigrantit që duhet ta ktheje tek i njëjti institucion.
Por kontraktimi i një poste ndërkombëtarë do të bëjë që fatura e zgjedhjeve të pranverës të fryhet edhe më shumë.
Zoti Celibashi thotë se “nëse do përdoret shërbim postar i huaj, llogaritja mesatare shkon 30 apo 40 euro. Nëse do te votonin 1.1 milion sikurse mendohet që është numri i votuesve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë këtë shumë do ta shumëzojë me 20 apo 30-40 euro. Ka goxha kosto” shprehet ai.
Emigrantët nuk do kenë mandate të rezervuara, por vota e tyre do llogaritet në qarkun ku ata kanë pasur vendbanimin fundit në Shqipëri.
Po a rrezikon te identifikohet vota ne qarqet e vogla ku numri i votuesve nga jashtë do ishte modest?
“Nëse do ketë vetëm 1 votues, është e qartë që hapja e asaj flete të votimit tregon qartë se si dhe për kë ka votuar ky votues. Jemi duke konsideruar këtë rast sesi do të operojmë kur kemi vetëm 1 votues” spjegon Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.