Categories: LajmePolitikëRajoni

Kovaçevski jep dorëheqjen, Talat Xhaferi pritet të marrë kryeministrinë e Maqedonisë V.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dorëzoi të enjten dorëheqjen e paralajmëruar, duke ia lënë vendin provizorisht kryeparlamentarit Talat Xhaferi.

Z. Kovaçevski u paraqit personalisht në Kuvend. Qeveria maqedonase do të riformatohet në tërësi si një organizëm teknik, i cili do të shërbejë deri në zgjedhjet e ardhshme, më 8 maj.

Gara parlamentare do të zhvillohet së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

“Patëm një takim joformal me ministrat dhe i falënderova për punën e palodhur të dy viteve të fundit. Dorëheqja ime është nënshkruar. Do të takoj edhe kryetarin e Kuvendit për t’i uruar një procedurë të suksesshme deri të dielën dhe më pas zgjedhjen e tij si kryeministër teknik.

Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit. Unë kam ardhur me një përvojë tjetër në drejtimin e korporatave dhe kemi stile të ndryshme si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do ta çojë Maqedoninë në BE deri në vitin 2030,” u shpreh Kovaçevski, kreu i socialdemokratëve, në një deklaratë për mediet.

Vetë kryeparlamentari Xhaferi pritet të japë dorëheqjen përpara se të pranojë postin e kryeministrit teknik.

Opozitarët e VMRO-DPMNE-së e kanë kundërshtuar z. Xhaferi për kryeministër, por do të jenë pjesë e kabinetit të përkohshëm. Një ditë më parë partia kryesore e pakicës propozoi edhe emrat e saj për ministra e zv.ministra në disa dikastere, si Ministria e Brendshme, e Punës dhe Mirëqenies, e Financave, e Bujqësisë dhe Administratës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

11 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

11 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

11 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

11 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

14 hours ago

This website uses cookies.