Categories: LajmePolitikë

Kovaçevski takon Varhein: Maqedonia V. duhet të bëhet sa më parë pjesë e BE-së

Maqedonia e Veriut ka kërkuar të bëhet sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, takoi të hënën Komisionerin europian për Zgjerim, Oliver Varhei (o. Varhelyi), në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Kryeministria maqedonase tha se ka marrë mbështetjen e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe hapat dhe vendimet që duhet të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e integrimit evropian dhe në fund të plotë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me Kornizën Negociatave të vendosur me BE-në.

Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Komisionit Evropian, i cili vlerësohet si një shans i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët, të cilët me këtë plan do të ndjehen pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në BE edhe para se të anëtarësohemi. Siç u theksua, me këtë plan jemi më afër qëllimit, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030,” thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i integrimeve evropiane nuk duhet të bllokohet, para së gjithash duke pasur parasysh se është kundër vullnetit të qytetarëve, por edhe për faktin se ndalimi i procesit të integrimeve evropiane për shkak të mospërmbushjes së detyrimet nga korniza e negociatave gjithashtu do të pengojnë të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe social të nevojshëm për ta afruar shoqërinë maqedonase me standardet evropiane të jetesës. //Telegrafi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

10 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

10 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

10 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.