Lajme

KPA largon nga drejtësia Edlira Cufin – Prokurores së Shkodrës  iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen

Vettingu nxjerr përfundimisht nga radhët e Drejtësisë një tjetër magjistrate.

 Prokurorja e Shkodrës, Edlira Cufi nuk do të jetë më në detyrë, pas vendimit të sotëm të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me formë të prerë, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë të KPK, i marrë 2 vite më parë.

Lidhjet e dyshimta dhe problematikat në hetimin e dosjeve, raportet e DSIK-së dhe i ONM-së, nxorën magjistraten jashtë sistemit.

Shkaku kryesor ishte përdorimi i makinës së një personi kontingjent krimi për prostitucion, që nuk e kishte raportuar, teksa i kishte mbyllur edhe dosjen penale.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 25/2022, datë 03.06.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edlira Cufi, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 509, datë 17.02.2022”, thuhet në njoftimin zyrtar të KPA-së.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, në mënyrë unanime vendosi ‘lënien në fuqi të vendimit nr. 509, datë 17 shkurt 2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për largim nga sistemi në 15 vitet e ardhshme.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuluan lidhjen e prokurores së Shkodrës, Edlira Cufi,  me pronarin e biznesit të shitjeve të makinave në Shkodër A. H., i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe shitje droge.

Prokuroja i mbylli një dosje për trafik makinash dhe mori një makinë në përdorim për 7 vite. Këtë raport e fshehu para Vetingut.

Cufi sipas raportit, pati edhe udhëtime dhe telefonata me njerëz të tjerë të proceduar. Të gjitha këto çuan në përfundimin e shkarkimit nga KPK dhe tashmë me formë të prerë nga KPA.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

13 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

13 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

14 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

14 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

14 hours ago

This website uses cookies.