Lajme

KQZ: Afati 5-ditor për ankesat rreth listës së zgjedhësve, i pazbatueshëm

Më pak se tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu drejtua të premten (7 shkurt) Kuvendit për të vënë në dukje një problematikë të mundshme me Kodin Zgjedhor, që mund të ketë pasoja sidomos për votuesit të cilët jetojnë jashtë.

Neni 25, pika 8 e Kodit parashikon që kur një votues nuk e gjen emrin ose të dhënat në listën e zgjedhësve janë të pasakta, personi mund t’i drejtohet Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për pasaktësitë.

Ligji i jep gjykatës 24 orë deri në 5 ditë afat për ta shqyrtuar ankesën e votuesit të paregjistruar dhe për ta përditësuar listën, por sipas KQZ-së, kjo është “objektivisht e pamundur” të realizohet.

Në vlerësimin tonë, nga përmbajtja e kësaj dispozite duket se objektivisht është e pamundur të realizohet procesi i votimit nga jashtë vendit në afatin 5-ditor të parashikuar. Nga momenti që gjykata pranon kërkesën e zgjedhësit, ngelen vetëm 5 ditë për t’i dërguar atij fletën e votimit dhe për kthimin e saj mbrapsht në KQZ.

Për sa më sipër, propozoj që kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të paraqitet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kjo kërkesë mund të paraqitet edhe online nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës. Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.

Ky ndryshim do t’i siguronte zgjedhësit nga jashtë mundësinë reale për të ushtruar të drejtën e tij përmes një procesi të thjesht dhe të aksesueshëm pa u penguar nga distanca gjeografike dhe kohore,” thuhet në letrën e KQZ-së drejtuar Kuvendit.

Në këto rrethana, bazuar edhe në nenin 19, pika 1, shkronja “ll”, të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja propozon të ndryshohet neni 25, pika 8, si më poshtë.

8. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve, që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 30 ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa mund të paraqitet edhe online, nëpërmjet një platforme elektronike të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kërkesa, sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore. Gjykata e shqyrton dhe vendos për kërkesën, sipas kësaj pike, nëpërmjet kësaj platforme, brenda 48 orëve nga data e regjistrimit të kërkesës, Emri dhe të dhënat e tjera të zgjedhësit, që i shtohen listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë i bashkëngjitet vendimi i gjykatës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Thirrja e dytë në mbështetje të bizneseve – Zykaj: Mundësi e mirë për rritjen e cilësisë dhe promovimit

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka lançuar në Bashkinë Shkodër thirrjen e dytë në…

55 minutes ago

Qytetarët vlerësojnë korsitë e biçikletave – Sipas sondazheve, 1/3 e shkodranëve përdorin këtë mjet në përditshmëri

Pas shtimit të korsive të biçikletave në akset kryesore të qytetit te Shkodres, qytetarët, të…

1 hour ago

Të rinjtë dhe politika – Studentët: Platformat duhet të  kenë në fokus rininë

Ndonëse një pjese e tyre pranojnë faktin se nuk kanë informacione lidhur me politikën apo…

1 hour ago

Infermierja më e re e Urgjencës – Dushaj: Punësimi im erdhi përmes portalit, infermieria pasion i hershëm

Kjo është Sabina Dushaj, e cila duke nisur nga java e ardhshme po pergatitet të…

1 hour ago

Rikonstruksioni i 7 rrugëve – Në lagjen “Mahalla e Re” po punohet për rrjetin e ujit të pijshëm dhe ujërat e zeza

Në lagjen “Mahalla e Re”, vazhdon puna për rikonstruksionin e shtatë rrugëve të përfshira në…

1 hour ago

Infermierja më e re e Urgjencës – Dushaj: Punësimi im erdhi përmes portalit, infermieria pasion i hershëm

Kjo është Sabina Dushaj, e cila duke nisur nga java e ardhshme po pergatitet të…

2 hours ago

This website uses cookies.