Lajme

KQZ, AKEP dhe AMA te “Dezinformimi”, Braçe: Institucionet bëjnë pas, baza ligjore e mangët

KQZ, AKEP, AMA kanë zhvilluar këtë të mërkurë (16 tetor) seanca dëgjimore në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin. Por në lidhje me këto seanca, kreu i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për media shprehu shqetësimin mbi faktin se institucionet bëjnë pas dhe nuk merren me përmbajtjen.

Braçe bëri thirrje ndaj institucioneve që të rregullojnë bazën e tyre informative në mënyrë që të mos lejojnë ndërhyrjet e huaja keqdashëse dhe dezinfomimin.

Ndaj si shqetësim, faktin që është një fushë e hapur, e pambuluar nga baza ligjore, në të gjithë sektorët ka institucione që thonë, ky është ligji dhe unë bëj sa më thotë ligji në lidhje me sulmet, ndërhyrjet dhe angazhimin e institucioneve për përballimin e këtyre sulmeve. Një pjesë e institucioneve bëjnë pas dhe thonë: këtë se kam unë. Fusha është lënë totalisht e hapur për ndërhyrje të huaja keqdashëse dhe dezinformimit. Institucionet të fillojnë të rregullojnë bazën e tyre informative për të mos lejuar nënkontraktim të shërbimeve të operatorëve që operojnë në Shqipëri te operator që origjinën e tyre e kanë në vende që nuk janë miqësore me ne”, u shpreh Braçe.

Ky i fundit theksoi se baza ligjore është e mangët dhe se duhet rregulluar me standartet më të mira europiane.

Kuptojmë se baza ligjore është e mangët, duhet rregulluar me standartet më të mira europiane. Sa më shumë po avancojmë në këtë proces, kuptojmë se ka instrumente evropiane që mund të adaptohen brenda vendit, Franca, BE.

Ajo që po kërkoj: institucionet që vijnë para këtij komisioni nuk duhet të vijnë për të thënë që “unë se bëj këtë”. Kemi nevojë për bashkëpunim për të garantuar një ambient ekonomik, të lirë, të hapur, përkundrejt kapitalit demokratik, por jo përkundrejt kapitaleve që kanë origjinë qëllim keqdashës përkundrejt ekonomisë dhe sektorëve strategjikë të këtij vendi”, shtoi Braçe.

Kreu i Komisionit të Dezinformimit theksoi se po synohet që institucionet të funksionojnë me vetërregullim, ndonëse tha ai, mund të shkohet me instrumente që kanë edhe vende specifike të Bashkimit Evropian, me verifikimin e fakteve.

Nuk duhet të depërtojë dezinformimi në një ambient ku ka verifikim të fakteve dhe emetim masiv të së vërtetës”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investimet në nënstacionin elektrik, OSHEE njofton për ndërprerje të energjisë në Shëngjin

Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…

44 seconds ago

Ligji për hotelet luksoze, Majko abstenon draftin. Opozita: Dëmton konkurrencën

Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…

3 minutes ago

Gripi rrezikon zemrën, shtohen rastet e të rinjve me miokardit

Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…

5 minutes ago

Sorensen konfirmohet emisar për dialogun Kosovë-Serbi, zëvendëson Lajçakun

Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin…

1 hour ago

Zgjedhjet, Kuvendi i përgjigjet KQZ: PSD nuk merr numërues nga opozita

Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesës për informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se sa…

1 hour ago

FMN publikon raportin: Shqipëria me performancë pozitive, por sfidat mbeten

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson përparimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar një rritje të fortë…

2 hours ago

This website uses cookies.