KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve, Kurti: Do ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë deri sa të zgjidhet qeveria e re

kosova

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke hapur kështu rrugën për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Vendimi për certifikimin e rezultateve u miratua me 9 vota pro dhe 2 kundër në një mbledhje të KQZ-së. Dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundërshtuan certifikimin dhe kërkuan anulimin e votave me postë, duke theksuar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Ne do t’i ndjekim rrugët ligjore dhe do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese për masë të përkohshme për moszbatimin e kësaj pjese të votave, prandaj… deri sa të përfundojnë të gjitha rrugët ligjore nuk mund ta votojë certifikimin e rezultateve”, tha Kurteshi.

Pas certifikimit, Qeveria aktuale do të ushtrojë funksionet e kujdestarit derisa të zgjidhet Qeveria e re. Kryeministri Albin Kurti siguroi se do të vazhdojë të mbajë përgjegjësitë që i takojnë deri në formimin e institucioneve të reja.

“Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike. Qeveria jonë do t’i ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që i takojnë pushtetit ekzekutiv në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve“, tha Kurti.

Sipas Kushtetutës, presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit brenda 30 ditësh, ku deputetët e rinj do të betohen dhe do të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Pas përfundimit të kësaj seance, procesi i formimit të Qeverisë së re do të fillojë, duke i hapur mundësi për krijimin e institucioneve të reja dhe funksionimin e plotë të shtetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.