Lajme

KQZ lehtëson procedurat për regjistrimin e votuesve në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka lehtësuar procedurat e regjistrimit të votuesve që jetojnë jashtë Shqipërisë. 

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator u vendos për të hequr kufizimet për pronësinë e shtëpisë apo të një kontrate të rregullt qiraje.

Zgjedhësit shqiptarë jashtë territorit do të duhet të paraqesin të paktën një dokument nga këto që listohen më poshtë, me të cilin të vërtetojnë qëndrimin jashtë.

  • Lista e dokumenteve për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë:
  • Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës
  • Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj
  • Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar
  • Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë
  • Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë , gazit
  • Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital
  • Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë
  • Dokument i lëshuar nga shteti i  ku ka vendbanimin ose kamp emigracioni
  • Leje drejtimi automjeti (patentë)

Këto ose çdo dokument tjetër i lëshuar në shtetin e huaj, që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit, shërbejnë për regjistrimin e tyre në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas kryetares së Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano, e cila propozoi pikën e fundit të këtij projektvendimi, “kjo i hap rrugën edhe dokumenteve të tjerë që mund të përdoren, por e rëndësishme është të përputhen me adresën e vetëdeklaruar”.

Po ashtu, Komisioni Rregullator miratoi edhe kufizimin e numrit të shtetasve që kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nga një adresë.

Konkretisht numri i shtetasve shqiptarë të regjistruar në të njëjtën adresë që aplikojnë në platformën elektronike të regjistrimit nuk mund të jetë më shumë se 6 persona. Përjashtim nga ky rregull do të bëhet vetëm për arsye të përligjura dhe pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor (PER) do të lejojë regjistrimin e më shumë shtetasve shqiptarë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike propozoi që në projektvendim të shtohet edhe një pikë tjetër që garanton monitorimin e këtyre dokumentacioneve. PD kërkoi që “ky proces të mbikëqyret dhe monitorohet nga auditët teknicienë të propozuar nga partitë politike, të akredituar në KQZ e të mbikëqyrur nga Nënkomisioneri dhe Komisioneri Shtetëror për zgjedhjet”.

Për të votuar nga jashtë, emigrantët do të duhet të ngarkojnë nga interneti, në platformën që do të ndërtohet nga KQZ-ja, një dokument ku të provojnë adresën e banimit ku do iu dërgohet zarfi me fletën e votimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

11 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

11 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

11 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

13 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

13 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

14 hours ago