Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Ndërkohë për fletën e votimit, komisioneri shtetëror, Ilirjan Celibashi, tha se përmasat do të ndryshojnë në varësi të subjekteve që do të regjistrohen deri në përfundim të afatit.
Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ishte i paditur nga Partia Demokratike për shqyrtimin administrativ.
“Bëhet fjalë për 14 janarin që është ditë e martë, 20 janari ditë e hënë, 22 janari ditë e mërkurë. Në këto data, në rrjetet sociale të kryetarit të bashkisë janë postuar aktivitete të ndryshme në diasporë,” tha përfaqësuesi i PD-së.
“Gjatë udhëtimit tim në Amerikë jam pajisur me lejen time të zakonshme të mbartur të vitit 2024. Unë do të vazhdoj ta ushtroj aktivitetin tim politik për sa ditë kam ende leje dhe çdo fundjavë. Unë jam njeri politik. Jam patronazhist pa asnjë problem. Do vazhdoj ta ushtroj këtë funksion,” u përgjigj z. Isai.
KQZ-ja regjistroi edhe dy parti të reja për zgjedhjet e 11 majit, duke e çuar në 51 totalin e subjekteve të regjistruara.
Ndërkohë numri i shqiptarëve nga diaspora që kanë aplikuar për t’u regjistruar për zgjedhjet e 11 majit ka arritur mbi 243 mijë votues.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
Çdo vit, 70 fizioterapistë diplomohen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Përgjegjësi i departamentit të…
This website uses cookies.