Lajme

KQZ miraton karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit brenda venditr s

Komisioni Rregullator miratoi të enjten karakteristikat teknike të fletës së votimit që do të përdoret për zgjedhësit brenda territorit të Shqipërisë, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Sipas vendimit të miratuar, fletët e votimit do të jenë prej letre, me ngjyrë, trashësi ose elemente konfigurimi të tilla që të mos lejojnë leximin e votës në pjesën e pasme të saj, si dhe do të përmbajnë elemente sigurie sipas përcaktimeve me akt normativ të KQZ-së.

Fleta e votimit përmban elemente teknike në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit, si dhe elemente të tjera identifikuese që nuk lexohen me sy të lirë.

“Përveç elementeve të sigurisë së letrës, fleta e votimit do të përmbajë dhe disa elementë teknikë në formën e kodeve që identifikojnë zonën zgjedhore, qendrën e votimit si dhe elementë të tjerë identifikues që nuk lexohen me sy të lirë (QR code).”, thuhet në vendim.

Komisioni Rregullator vendosi që karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit nga jashtë do të miratohen në një akt tjetër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Lezhë- Gjendet i vdekur në makinë një 25-vjeçar, brenda mjetit një pistoletë

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një automjet në fshatin Balldre të Lezhës pasditen…

40 seconds ago

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira, temperaturat nuk ndryshojnë

Për ditën e nesërme vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët,…

4 minutes ago

Përmirësohet situata me valën e gripit në javën e 5-të, rreth 900 raste më pak

Në javën e pestë, vala e gripit në vend ka shënuar rënie. Grafiku i bërë…

15 hours ago

Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama: Trofe për reformën në drejtësi

Shqipëria është zgjedhur të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027. Lajmi është bërë…

16 hours ago

Punimet tek kopshti “Njomëzat” – Bashkia Shkodër i përgjigjet kërkesave të komunitetit të zonës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme përfundimin e punimeve…

17 hours ago

“Emocionet e pas ndeshjes” në RTSH Shkodra, analiza e ndeshjes Elbasani-Vllaznia për Kupën e Shqipërisë

Analiza e ndeshjes, Elbasani-Vllaznia, dhe ndeshjeve të tjera të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për…

17 hours ago

This website uses cookies.