KQZ miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majitMe 3 vota pro dhe…

KQZ miraton rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 14 majit Me

KQZ miraton rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve te 14 majit Me

KQZ miraton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 majit

Me 3 vota pro dhe 1 kundër, KQZ ka miratuar të hënën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj.

Projektvendimi “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” u miratua me tre vota pro dhe 1 kundër nga Komisioni Rregullator.

Në mbledhje për votim u paraqitën rezultati i votimit për kandidatët për kryetar bashkie dhe numri i votave të fituara nga secili subjekt zgjedhor.

Konkretisht:

Partia Socialiste – 579 625 vota (43.11%),
koalicioni “Bashkë Fitojmë” – 247 883 vota (18.44%)
Partia Demokratike – 103 723 vota (7.71%)
Partia Socialdemokrate – 86 283 vota (6,42%)
Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë – 44 047 vota (3,28%)
Partia Republikane Shqiptare – 32 071 vota (2,39%)
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet – 28 978 vota (2,16%)
Partia Levizja e Legalitetit – 23.683 vota (1,76%)
Aleanca Progresiste LZHK – 22.906 vota (1,70%)
Partia Demokracia Sociale – 21.798 vota (1,62%)

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.