Lajme

KQZ publikon të dhënat: Më shumë se 100 mijë kërkesa për votim nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit, lidhur me numrin e qytetarëve shqiptar, që përbëjnë edhe diasporën jashtë vendit, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar në 11 janar dhe do të zgjasë deri në 4 mars.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka kaluar shifrën 100,311, ndërsa deri sot në orën 19:00 janë miratuar 62,387 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 60,888 (60,7%) kërkesa, ndërsa femrat janë 39,423 (39,5%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim, sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 28,414 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 27,351kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 18,940 dhe mbi 56 vjeç janë 15,300 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 10,306 të tilla.

Sipas të dhënave, deri tani janë refuzuar 36,438 kërkesa.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës.

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 36,168, ndjekur nga Greqia me 26,871, Gjermania me 12,648, si dhe nga SHBA me 7,644.

Sa i takon kërkesave, sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 18,611, më pas bashkia e Fierit me 14,778, Korça me 11,022 Durrësi me 9,934 etj.

Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Përgatitja e tokave për mbjellje – Brahaj: Fermerët do nisin mbjelljen e kulturave pranverore

Fermerët në këtë fillim muaji, të favorizuar edhe nga moti i mirë po bëjnë përgatitjet…

13 minutes ago

Kondicionimi i ajrit të “Migjeni” – Bashkia Shkodër njofton nisjen e punës konkrete

Nis puna për sistemin e kondicionimit të Teatrit “Migjeni” Teatri “Migjeni”, brënda pak kohësh do…

15 minutes ago

Një mësues si Zija Vukaj … /  Shkrimtari i njohur feston 65- vjetorin, 40 vite në arsim

Marsi është muaj më i dashur për të, jo vetëm se daton edhe  ditëlindja e …

18 minutes ago

Dita e obezitetit – Shkodra mundësi për ecje në natyrë, qytetarët: I kushtojmë prioritet shëndetit

Në Ditën Botërore të Obezitetit mjekët këshillojnë një dietë sa më të shëndetshme dhe sa…

19 minutes ago

Astma, problem serioz për shëndetin – Nëse ndiqen këshillat e mjekut, sëmundje e lehtë për t’u trajtuar

Astma është një sëmundje inflamatore kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes dhe përbën një problem…

26 minutes ago

Mbledhja e Këshillit Bashkiak – Shtimi  aseteve të Bashkisë, ndër projektvendimet më të rëndësishme

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e radhës për marrjen në shqyrtim të projektvendimeve…

30 minutes ago

This website uses cookies.