Kraja: Kush paguan për udhëtimet e luksit të Ramës?
Akil Kraja duke komentuar takimet e kryeministrit Rama me diasporën, deklaroi në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se nuk ka transparencë dhe ende nuk e kemi të qartë se kush paguan për këto udhëtime nëpër botë.
“Nuk e dimë nëse janë takime fushate elektorale apo është në detyrën e tij si kryeministër. Nëse janë taksapaguesit që paguajnë për këtë propagandë. Ndaj nuk rriten pensionet sepse Rama kërkon të bëjë udhëtime luksi”.
Drejtori i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Kraja i bëri thirrje qytetarëve që të dalin nesër masivisht në protestën e thirrur nga opozita në atë që ata e quajnë mosbindjen civile.