Kraja përmes fotografive, ekspozita u instalua në zonën muzeale të Gjuhadolit
Kraja, trevë e malësisë së Mbishkodrës, me një lidhje të thellë historike dhe kulturore me qytetin e Shkodrës erdhi përmes ekspozitës në zonën muzeale të Gjuhadolit me titullin “Kraja monumentale”.
Përmes fotografive, artefakteve dhe materialeve informative, ekspozita shpalos historinë dhe trashëgiminë e pasur kulturore të krahinës së Krajës dhe rrethin e Shkodrës.
Kjo ekspozitë synon të inkurajojë një marrëdhënie të ngushtë dhe të qëndrueshme midis qytetit të Shkodrës dhe krahinës së Krajës, duke promovuar bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen e njëri-tjetrit në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe kulturës për të dy komunitetet.