Në kampin kroat mendimet janë të gjitha për ndeshjen e radhës. Dueli me Shqipërinë do të jetë delikat për të dy ekipet, të cilat pas ndeshjeve të para të Grupit B ndodhen në vendin e tretë dhe të katërt pa asnjë pikë.
Për të prezantuar këtë takim mes Kroacisë dhe Shqipërisë, në kampin kroat doli përpara gazetarëve sulmuesi Andrej Kramariç. “Nuk dua që të bëj llogari për pikët, të cilat na duhen për të kaluar grupin. Nuk kemi as kohë e as dëshirë të bëjmë të tilla llogari.
Tani mendojmë vetëm për një fitore në takimin e radhës pasi pa atë nuk mund të shkojmë gjëkundi. Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja, prandaj them se për momentin Shqipëria ka vëmendjen tonë të plotë. Prej nesh priten tri pikët, vetëm pas këtij dueli duhet të mendojmë për Italinë”, tha Kramariç.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.