Krasitja e pemëve dekorative, qytetarët: Frymëmarrje për qytetin
Pas rrugës “Europa” puna për krasitjen e pemëve dekorative ka vijuar në bulevardin “Besnik Sykja”.
Pemët dekorative në mes të rrugës ishin kthyer në burim aksidentesh, ku banorët dhe bizneset aty kërkuan disa herë sistemimin e tyre.
Mungesa e mirëmbajtjes së tyre thuajse në të gjithë qytetin ka bëre që pemët të marrin drejtime të ndryshme duke penguar fushë pamjen edhe për drejtuesit e mjeteve, ndërsa në ditët me shi dhe erë ato rrezikonin të rrëzoheshin, ku nuk kanë munguar as incidentet. Sipas ndërmarrjes së shërbimeve publike në Bashkinë Shkodër, puna do të vijojë në të gjitha akset kryesore të qytetit. Kjo me qëllim jo vetëm për t’i dhënë frymë qytetit , por edhe përmirësimin e anës panoramike të hapësirave të gjelbërta.