Krasniqi: Më 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme

Krasniqi

Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.

Duke folur për median në Kosovë, kreu i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në kolaps, sikurse ka degradim edhe në arsim e fusha të tjera. Krasniqi theksoi se rritja ekonomike që parashihet të jetë rreth 3.5 për qind për vitin 2023, është jashtëzakonisht e vogël për një vend si Kosova me kaq shumë sfida, sidomos post-pandemike.

“Është me e vogël sesa rritja mesatare ekonomike në kohën e viteve të para të pasluftës, kur ka qenë rreth 5 për qind, e ka qenë edhe në kohën e krizës më të madhe globale financiare (2008)”, deklaron lideri opozitar.

“Mbi të gjitha nën Qeverinë Kurti, për herë të parë ka ndodhur diçka që ka qenë e paparamendueshme: Kosova ka marrë sanksione nga Bashkimi Evropian, masa ndëshkuese konkrete, pezullim të rreth 300 milionë eurove të dedikuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, pikërisht për shkak të qeverisë dhe për shkak të kryeneçësisë, gabimeve edhe mashtrimeve të kryeministrit”, thekson Krasniqi.

Nga ana tjetër, ai shton, se propaganda qeveritare vazhdon që të jetë shumë aktive. “Absurditetet e tij (Kurtit) janë të jashtëzakonshme. Para disa ditësh në dhjetor dolën dhe thanë që ekonomia e Kosovës është e treta në Evropë. As fëmijët nuk mund ta besojnë një gjë të tillë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.