Krasniqi në Bruksel: Duhet marrëveshje finale me njohje reciproke, BE t’i heqë masat ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një vizitë zyrtare në Bruksel, ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Reneë Europe.
Kreu i PDK-së, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së.
“Pata kënaqësinë që të diskutoj dhe të shkëmbej qëndrime të vlefshme me Ilhan Kyuchyuk, Bashkë-presidentin e ALDE, Stéphane Séjourné, President i Reneë Europe dhe Janez Lenarçiç, Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave. Paqja, siguria dhe stabiliteti rajonal janë interes i përbashkët i Kosovës dhe BE-së. Në këtë proces, është tejet e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me njohjen e ndërsjellë në qendër”, tha Krasniqi.
Po ashtu, kreu i PDK-së ritheksoi në Bruksel qëndrimin se BE duhet të heqë sa më parë masat e padrejta ndaj Kosovës.
“PDK është mirënjohëse ndaj aleatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë”, tha ai