Krasniqi pas takimit me Lajçak: Na tha se draft-statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, s’e pamë tekstin

krasniqi

krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

“Patëm një takim me emisarin Lajçak, ishte takim informues lidhur me rrjedhën e procesit të dialogut. Emisari shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së, që drafti i Asociacionit që i është propozuar Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka deklaruar se Lajçak i informoi që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës por shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin.

“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se në këtë takim ka shprehur edhe qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin e dialogut.

“Shpreha qëndrimet e PDK-së që ne besojmë që duhet të ketë vendosmëri më të madhe për të shkuar përpara në proces, por mbi të gjitha të ketë më shumë transparencë, sepse po flasim për një nga pjesët më kontraverse që kanë preokupuar skenën politike të Kosovës për vite me radhë, pra draftin e Asociacionit”, tha Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se ka kërkuar nga Lajçak që sa më parë Kosovës ti hiqen sanksionet nga BE-ja sepse nuk e konsideroj që është qasje e drejtë aq më pak pas sulmit të 24 shtatorit ku shihet qartë që ka pasur involvim të shtetit serb.

Kryetari i PDK-së, gjithashtu tha se është për tu kritikuar qasja e Qeverisë me mungesën e transparencës ndaj qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.