Lajme

Krasniqi tregon si nisi bashkëpunimi AMA-TikTok: Të gjitha ndryshimet u miratuan nga Parlamenti

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi e ftuar në studion e RTSH 24 u ndal te bashkëpunimi mes AMA-s dhe platformës TikTok.

Krasniqi deklaroi se ky bahskëpunim bazohet në ligj dhe se të gjitha ndryshimet janë miratuar nga Parlamenti dhe dekretuar nga Presidenti.

“Nuk është iniciativë personale, as e institucionit tonë, por detyrim ligjor. I gjithë ky bashkëpunim bazohet në dispozitat e ligjit 97/2013 për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Në 2023 në fillim verë, të gjitha këto ndryshime të ligjit tonë organik, në bazë të direktivës evropiane, janë miratuar nga Parlamenti, janë dekretuar nga presidenti dhe detyra për institucionin tonë.

Ky ligj zbatohet për transmetimet audoviziove lineare, jo linerare, shërbimet mbështetëse të tyre dhe shërbimet e platformave të shpërndarjes së videove.

TikTok është platformë e shpërndarjes së videove. Nuk bëhet fjalë as për një marrëveshje, as që AMA është TikTok”, deklaroi Krasniqi.

Kjo e fundit sqaroi më tej se bashkëpunimi me TikTok nisi prej shqetësimit publik në rritje nga publiku për rastet e rënda deri në vetëvrasje.

“Ne kemi nisur nga TikTok duke patur parasysh të gjitha problematikat që janë hasur raste që kanë vajtur deri në vetëvrasje.

Duke ndjerë këtë lloj përgjegjësie publike, do të këmbëngulnim të nisim këtë bashkëpunim me një nga platformat që vërtet ka një lloj shqetësimi publik për të”, shtoi ajo.

Kryetarja e AMA-s theksoi më tej se përpos TikTok, po shihet mundësia për bashkëpunim edhe me META, YouTube dhe Google.

Ajo u shpreh se bashkëpunimi me TikTok nuk ishte një proces i thjeshtë, ndërsa sqaroi gjithashtu edhe mënyrën si funksionon ky bashkërregullim.

Plan për të zgjeruar këtë bashkërregullim edhe me rrjete të tjera sociale. Është në planet tona edhe bashkërregullimi me Meta, YouTube apo Google. Jemi në hapat e parë.

Donim ta nisnim me TikTok dhe ja arritëm. Nuk ishte  e thjeshtë, proces që zgjati shumë kohë, dërguam ligjin, funksionet tona, detyrat tona. Gjithçka që edhe platforma të jetë e qartë se me kë institucion po bashkëpunon apo bashkërregulluar.

Sigurisht periudha nuk ishte e shkurtër. Ishim shumë optimist në fund të gushtit, kur platforma hapi këtë kanal komunikimi direkt me ne.

Është një kanal komunikimi ku ne raportojmë videot me përmbajtje të dëmshme, apo videot që kanë lidhje me piraterinë e produktit audiovizive shqiptar në bazë të ligjit. Çdo video që raportohet në platformë, jepet dhe baza ligjore se përse institucioni kërkon që kjo video të hiqet nga platforma”, deklaroi Krasniqi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Vetëvendosja fitoi zgjedhjet”, Kurti pret që partia e tij të krijojë qeverinë e re

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha në mbledhjen e qeverisë, se partisë që…

3 minutes ago

Dumani: Kini besim te integriteti i prokurorëve të SPAK, epoka e paprekshmërisë po lëkundet

“Kemi goditur organizata kriminale, të cilat janë të përfshirë në vepra penale shumë të rënda.…

5 minutes ago

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

6 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

6 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

6 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

6 hours ago

This website uses cookies.