Kredi për banesa policëve, bleu shtëpi me zero interes, Kuvendi: Ftoj të gjithë kolegët e mi të aplikojnë

Florin Kuvendi është punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër. Ai punon e jeton në këtë qytet, dhe është babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla publikoi në rrjetet sociale historinë e të riut. “Në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Florin Kuvendi,  në Shkodër, i cili përfitoi kredinë e lehtësuar, falë programit të veçantë të Qeverisë Edi Rama për mbështetjen e familjeve e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit me kredi me interes shumë të favorshëm për shtëpi”, shkruan Ministri Balla, duke theksuar se do të rritet mbështetja afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Aplikimet për kredi me zero interes janë rihapur këtë vit sërish për punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.