Kredia konsumatore u rrit me 30% për tremujorin e parë
Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia e konsumatore e dhënë nga sektori bankar arriti vlerën e 9.1 miliardë lekëve për tremujorin e parë të vitit, njofton “Monitor”. Kjo është një rritje me pothuajse 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kishte vlerën e 72.2 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 17%.
Ekspertët thonë se rritja e kredisë konsumatore është një tregues i mëtejshëm i një ecurie pozitive të kreditimit të individëve. Ajo mbështetet nga tendenca e mirë e ekonomisë dhe nga normat relativisht të ulëta të interesit, krahasuar me ekonomitë e tjera.
Edhe në tremujorin e dytë të vitit 2024, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish e lartë, si në financimin e konsumit, ashtu edhe në blerjen e banesave.