Qeveria i erdhi në ndihmë sektorit fason, me Instrumentin e Garancisë së re Shtetërore prej 4 miliardë lekësh, duke ndryshuar që në muajin shkurt buxhetin e vitit 2024. Qeveria tha se ky sektor duhet të përballojë efektet e goditjeve, të përmirësojë proceset teknologjike dhe të rrisë më tej produktivitetin.
Duke qenë një çështje e mprehtë për biznesin, instrumenti i qeverisë u diskutua gjerësisht edhe në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ku u bënë me dije detaje se si do të funksionojë garancia sovrane prej 4 miliardë lekësh për sektorin fason. Ishte fjala për një garanci që mbulon rreth 70% marrjen e kredive nga sistemi bankar, për një marzh 1.5 apo 2%, për një “grace period” rreth 6-9 muaj, që solli një diskutim të thelluar me Guvernatorin dhe Bankën e Shqipërisë dhe një plan të përbashkët për nxitjen e kreditimit.
Por nuk ka zhvillim të ri, të paktën deri në fund të korrikut.
Burime nga sektori i regjimit të përpunimit aktiv i thanë RTSH-së se deri tani është dhënë vetëm një kredi. Vetëm 6 nga 11 banka kanë firmosur për zbatimin e kësaj mase. Shumica e bankave nuk janë të gatshme për të pritur aplikime nga bizneset.
Burime nga Ministria e Financave thonë se procesi ka ngecur për shkak se bankat nuk janë dakord me normën e interesit prej 1.5% që do aplikohet për kreditë që do marrë ky sektor.
Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhej se aplikimet për të përfituar nga garancia sovrane duhet të bëhen para datës 31 tetor 2024 dhe, kontratat për miratimin e huasë nga 11 bankat tregtare do të nënshkruhen jo më vonë se 31 dhjetor i këtij viti.
Të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të marrë këtë kredi që do të ketë normë interesi deri 1.5%, dhe pa pagesë principali për 6 muajit e parë kur është për blerje lënde të parë dhe 9 muaj kur është për investime, nuk do mund të marrin më shumë se 100 milionë lekë.
Bizneset pas marrjes së kredisë, kur është për investim kanë 7 vite kohë ta shlyejnë, ndërsa kur është për blerje lënde të parë duhet ta kthejnë brenda 3 vitesh. Shoqata Shqiptare e Bankave nuk kishte një informacion për këtë kreditim, ndërsa u shpreh se informacioni duhej marrë nga bankat e nivelit të dytë, të përfshira në këtë instrument kreditimi.
Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…
Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…
Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…
Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…
Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…
This website uses cookies.