Kreditë e buta për mjekët, Koçiu: U kualifikuan 85 nga 191 aplikantë, programi do vijojë
Ka nisur zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka bërë me dije se nga 191 aplikime për kategorinë mjekë, 85 janë kualifikuar për të vijuar më tej me procedurat. Koçiu u shpreh se ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
“Program që do vijojë të shtrihet më tej dhe të detajojë meritën, dinjitetin, vlerën e respektin për secilin prej jush Do rrisim më tej pagat për mjekët e familjes dhe infermierët në 2024-ën. Mbështetja për të blerë banesën e parë. Programi i strehimit social për kreditë e lehtësuara për blerjen e një banese për punonjësit e administratës u hap në shtator. Nga 191 aplikime për kategorinë mjek, u vlerësuan si fitues 85 mjekët e parë, të cilët janë kualifikuar për të vijuar më tej procedurat. Ky është vetëm viti i parë i zbatimit të këtij programi”, tha Ministrja Koçiu.