Categories: Ekonomi

Kreditë e lehta, Balla: Do të hapim më shumë kuota, mbi 900 efektivë nuk kanë një banesë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një vizitë në shtëpinë e re të inspektorit të Policisë së Shtetit, Redin Çaushaj, i cili përfitoi nga programi i veçantë i aplikuar këtë vit, për dhënie kredie me interes zero për punonjësit e policisë që kanë nevoja urgjente për strehim. 

Në shoqërinë e drejtorit të përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, drejtorit të DVP Vlorë, Ermal Muça, dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit lokal e Policisë së Shtetit, Balla uroi inspektorin e policisë Çaushaj për shtëpinë e re bashkë me urimet për vitin  e ri.

Duke folur rreth programit qeveritar për akordimin e kredive me interes zero për disa kategori punonjësish të shtetit, përfshirë edhe të policisë, Balla theksoi se kjo është një mundësi e artë, për atë që janë të sapomartuar dhe deri në 40 vjeç. 

Synojmë që ta ngremë moshën, ta bëjmë 45 vjeç vitin e ardhshëm e kështu do të rritet edhe numri i përfituesve, të marrin një kredi me interes zero, d.m.th. falas, për të marrë një shtëpi. Synimi ynë për të gjithë punonjësit e policisë, qoftë përmes trajtimit të duhur financiar, qoftë përmes këtij programi të kredive të lehtësuara, është t’u krijojmë një trajtim dinjitoz, sepse punonjësit e policisë i shërbejnë  atdheut çdo ditë,” tha ministri.

Ai vuri në dukje se nga analizat e bëra rezulton se rreth 900 punonjës të policisë së shtetit nuk e kanë një banesë, prandaj në vitin 2024 dhe 2025 do të hapen më shumë kuota për aplikim, në mënyrë që të përfitojnë kredi të lehtësuara për shtëpi.

Kur mora detyrën një nga angazhimet e mia ishte dhe kredia. Meraku i kryeministrit ishte nëse do arrinim që brenda festave të 2023, të kemi disa prej përfituesve. Në këtë raund të parë janë 92 të përzgjedhur si përfitues të këtij programi. Më frymëzon fakti që numri i punonjësve të policisë që aplikuan ishte i madh, dhe vitin e ardhshëm do të hapim një fashë më të madhe për të përfituar shtëpi me kredi të lehtësuar apo falas. Kemi diku te 900 punonjës policie pa një shtëpi. Imagjinoni çfarë sakrifice të punosh orar pa orar dhe mos kesh një shtëpi tënden. Në 2025 duam të kemi rreth 500 familje që të mund të përfitojnë,” u shpreh ndër të tjera ministri.

Inspektori i ri Redin Çaushaj u plagos duke ndërhyrë gjatë një grindje mes dy personave, edhe pse nuk ishte në detyrë para pak kohësh, por tashmë gëzon shëndet të plotë.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

E akuzoi se ka dalë në Sky ECC, ish-drejtori i policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…

16 hours ago

Mbyllet procesi i “Vetting-ut”, përfundon kontrolli i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…

16 hours ago

Gjykata kërkon arrestimin e Netanjahut, liderit të Hamasit për krime lufte

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…

16 hours ago

2 vite në krye të SPAK, Dumani rrëfen nesër në “3D” për përballjen me politikën dhe krimin e organizuar

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…

16 hours ago

Ceremonia e diplomimit , 1320 studentë kurorëzuan me sukses studimet për vitin akademik 2023 – 2024

Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…

16 hours ago

Ekspozitë kolektive e artistëve shkodranë – Emërtimi “Gjethet që harroi vjeshta”, frymëzim nga Frederik Rreshpja

Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…

16 hours ago

This website uses cookies.