Categories: LajmeEkonomi

Kreditë për shtëpi- Çfarë ndodh në rast mospagimi kësti, mungesës së kolateralit apo kur kredimarrësi ndërron jetë?

Çmimet e tregut imobiliar në vend po rriten gjithnjë e më shumë, ku shumica e familjeve të reja e kanë të pamundur të përballojnë financimin e një banesë me vlerë të plotë. Kjo ka bërë që shumë individë dhe familje të drejtohen nga bankat për marrjen e një kredie hipotekore, për të financuar blerjen e një banese.

Po a mund të marrë kushdo një kredi? Çfarë ndodh nëse nuk e paguan në kohë? Kush e paguan kredinë kur kredimarrësi ndërron jetë? Të gjitha këto pyetje iu përgjigj Liljana Shkodra, Drejtore Divizioni në një bankë e nivelit të dytë.

Në një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, Shkodra sqaroi se një personi që i jepet kredi i bëhet një rezyme se çfarë historiku ka me kreditë e mëparshme dhe të ardhurat që ka nëse do të mund të përballojë këstin e kredisë. Në rast të problemeve me pagesat e kredisë, Shkodra tha se bankat kanë procedura që caktuar që rimodelojnë këstin në mënyrë që një familje ta paguajë.

Në rast se nuk ka mundësi pagimi të kredisë, Shkodra tha se atëherë shtëpia vendoset nën sekuestro por kjo nuk ndodh në një kohë të menjëhershme pasi kredimarrësit i lihet një kohë deri në 2-3 vite që të mund të ripaguajë këstin me aq sa ka mundësi duke rimodeluar këstin e kredisë.

“Një bankë nuk lëshon kredi nëse historiku i kredive nuk është pozitive për një familje apo individë. Më pas shikohet niveli i të ardhurave. Duhet të përballojnë këstin e kredisë dhe shpenzimet familjare. Elementi i tretë është plani i investimit që përbëhet nga pjesa që i takon kredimarrësit pra pjesa që ai vetë investon dhe më pas kredia. Kontributi i kredimarrësit dhe kredia duhet të bëjnë 100 % planin për investimin. Kreditë për shtëpi janë të garantuar me hipotekë.  Bankat me kompanitë e ndërtimit kanë gjetur forma bashkëpunimi për të garantuar kredinë duke patur pritshmëri mbi një hipotekë të ardhshme për shtëpinë që financon. Kur nuk shlyen dot kredinë duhet që kredimarrësi të kontaktoj me bankën që ka financuar për të zgjidhur problemin. Ka praktikë e procedurë specifike për të zgjidhur problemin dhe nëse problemi është i gjatë në kohë ka forma për ristrukturuar kredinë dhe nëse asnjë nga këto forma nuk i jep zgjidhje problemit do të shkojmë për një kredimarrës problematik. Bamka nuk tenton direk sekuestron e shtëpisë pasi shkakton problem që banka kërkon t’i evitojë. Nëse asgjë nuk çon në zgjidhjen e problemit, atëherë sekuestrimi ndodh në fund. Nuk ndodh menjëherë, kredimarrësit i jepet një kohë 2-3 vjeçare që të zgjidh problemin”, tha ajo.

Pyetjes nëse duhet një hipotekë në dorë për të lënë kolateral për marrjen e një kredie për shtëpi, Liljana Shkodra u shpreh se sot bankat dhe kompanitë e ndërtimi kanë marrëveshje bashkëpunimi për të lëshuar kredi edhe pa dalë ende hipoteka. Lidhur me rastet kur kredimarrësi ndahet nga jeta, Shkodra sqaroi se pagesa e kredisë behet nga sigurimi jetës.

“Kur ndodh që kredimarrësi të ndahet nga jeta zgjidhet përmes sigurimit të jetës. Kompania shlyen detyrimin”, tha ajo.

Nëse një familje apo individ plotëson të gjitha kriteret për të marrë një kredi, Shkodra sqaron se sa financim mbulon banka.

“Bankat ndryshojnë nga kurset e kredive që ofrojnë po që i janë përshtatur vlerave të tregut. Më parë ka qenë vlera mesatare 40-50 mijë euro dhe maksimale 150-200 mijë euro. Sot vlera mesatare është 80-100 mijë euro maksimalë ka 300-500 mijë euro”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

2 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

3 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

3 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

3 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.