Lajme

Kremlini mohon bisedën Tramp-Putin, zëdhënësi Peskov: “Trillim i pastër”

Këtë të hënë, Kremlini mohoi të ketë pasur një bisedë telefonike mes presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ky është një trillim i pastër, është thjesht informacion i rremë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke theksuar se mes dy liderëve nuk ka pasur asnjë bisedë telefonike.

Ky është shembulli më i dukshëm i cilësisë së informacionit që po publikohet tani, ndonjëherë edhe në gazeta me reputacion të lartë,” tha Peskov.

I pyetur nëse Putini kishte plane për ndonjë kontakt me Trampin, zëdhënësi i Kremlinit u shpreh se nuk ka ndonjë plan konkrete.

Gazeta amerikane “Washington Post”, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi të dielën se Trampi zhvilloi një bisedë telefonike me Vladimir Putinin më 7 nëntor, një ditë pasi kishte biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, duke i kërkuar kreut të shtetit rus që të mos e përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, republikani Tramp deklaroi se nëse do të zgjidhej president ai do t’i jepte fund shumë shpejt luftës në Ukrainë, ndërsa ka kritikuar vazhdimisht ndihmën financiare dhe ushtarake që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës që nga nisja e konfliktit të armatosur në shkurt të vitit 2022.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

5 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

5 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

5 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

5 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

5 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

5 hours ago

This website uses cookies.