putin kim
Kremlini ka bërë të ditur se Rusia dëshiron të zgjerojë lidhjet me Korenë e Veriut në të gjitha fushat e mundshme.
Zëdhënësi Dmitri Peskov në një konferencë me gazetarët, duke folur në lidhje me vizitën e javës së kaluar të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Lindjen e Largët të Rusisë, ku ai zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin, theksoi se Moska mund të zgjerojë fushën e bashkëpunimit.
Në takimin e fundit midis Vladimir Putin dhe Kim Jong Un, ky i fundit u zotua për mbështetjen e tij të plotë ndaj Putinit dhe ishte në një mendje me veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta që mbështet publikisht Rusinë në pushtimin dhe luftën e saj në Ukrainë.
Ndërkaq Kim ka deklaruar se ai e konsideron këtë luftë një përpjekje të drejtë. Sipas tij, Koreja e Veriut është e gatshme të qëndrojë me Rusinë kundër imperializmit, sicc e ka cilësuar ai Perëndimin.
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
UEFA ka vendosur se kush do të jetë arbitri i ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe…
133 kardinalë të moshës mesatare 70 vjeç, dhe shumë prej të cilëve të zgjedhur nga…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për koalicion…
This website uses cookies.